SerenityLAB

SerenityLAB – Laboratori më i besueshëm

Kujdesi për shëndetin tuaj fillon me një diagnozë të saktë

SerenityLAB është laborator diagnostik modern, pjesë e Serenity MedAssist, i ndërtuar mbi standarde të larta cilësie dhe teknologji të avancuar analizash. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh laboratorike që ndihmojnë pacientët dhe mjekët të marrin vendime të sakta dhe të shpejta për shëndetin.

Shërbimet tona laboratorike

🔬 Analiza Biokimike
🔬 Hematologji
🔬 Hormone
🔬 Markerë Tumoralë
🔬 Paneli i Fertilitetit (Analiza hormonale për IVF dhe infertilitet)
🔬 Analiza Imunologjike dhe Serologji
🔬 Mikrobiologji
🔬 NIPT (Testi Prenatal jo-invaziv)
🔬 Analiza gjenetike në bashkëpunim me laboratorë të specializuar në Europë
(Të gjitha analizat ofrohen me përgjigje të shpejta dhe me interpretim profesional në bashkëpunim me mjekë specialistë.)

Pse të zgjidhni SerenityLAB?

Saktësi e garantuar – Rezultatet tona janë të verifikuara dhe të krahasueshme me laboratorët më të mirë ndërkombëtarë.
Teknologji moderne – Pajisje të gjeneratës së fundit për analiza të shpejta dhe të besueshme.
Staf i specializuar – Mjekë laboratori dhe teknikë të trajnuar me përvojë të gjatë në diagnostikë.
Shërbim personal – Çdo pacient trajtohet me kujdes dhe vëmendje individuale. Nuk je thjesht një numër – je prioritet.
Koha e shpejtë e përgjigjeve – Për analizat rutinë, përgjigjet jepen brenda ditës së njëjtë ose brenda 24 orëve.
Bashkëpunim me mjekët – Punojmë ngushtë me mjekë të specialiteteve të ndryshme për të garantuar interpretim të saktë të rezultateve.
Partneritet me laboratorë ndërkombëtarë – Për analiza të avancuara gjenetike, molekulare apo studime të thelluara, SerenityLAB bashkëpunon me laboratorë të specializuar në Europë, duke ju ofruar zgjidhje që nuk janë gjithmonë të disponueshme në tregun lokal.

Konsultë falas me mjek patolog për çdo analizë të kryer

Në SerenityLAB, nuk merrni vetëm një fletë me shifra – merrni kuptimin e plotë të asaj që ato shifra tregojnë për shëndetin tuaj.
Pas çdo analize, pacientët tanë përfitojnë konsultë falas me mjek patolog, i cili interpreton rezultatet në mënyrë të qartë dhe profesionale.
      Shpjegim i plotë dhe i kuptueshëm për çdo rezultat
      Mbështetje për hapat e mëtejshëm nëse ka devijime
      Mundësi për bashkëpunim me mjekun tuaj personal
Sepse saktësia pa interpretim është vetëm gjysma e zgjidhjes. SerenityLAB jua jep të dyja.

Pyetje të shpeshta

Jo domosdoshmërisht. Mund të vini edhe pa rekomandim për analiza rutinë ose kontrolle vjetore. Megjithatë, nëse vini me rekomandim nga mjeku, mund të ofrojmë panelin e analizave më të përshtatshëm për rastin tuaj.

Për analizat bazë, përgjigjet jepen brenda ditës ose brenda 24 orëve. Për analizat e specializuara ose ato që dërgohen jashtë, koha e pritjes është zakonisht 3–5 ditë pune.

Po. Ne ofrojmë dërgim të përgjigjeve përmes email-it ose platformës sonë digjitale, në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale.

Po. Ne kemi panele të dedikuara për fertilitet, që përfshijnë analizat hormonale për femra dhe meshkuj, si dhe bashkëpunim me mjekë specialistë për interpretimin e tyre në funksion të IVF ose trajtimeve të tjera.