Fekondim In-Vitro (IVF)

Fekondim In-Vitro (IVF)
Hajdeni si çift dhe largohuni si familje!
Fekondimi In Vitro (IVF) është trajtimi më i avancuar për infertilitetin– një procedurë në laborator ku veza fekondohet me spermën jashtë trupit dhe më pas transferohet në mitër. Në klinikën Serenity MedAssist, ofrojmë një përvojë të plotë, të sigurtë dhe profesionale, duke kombinuar ekspertizën mjekësore me qasje të personalizuar ndaj pacientit.
Përse klinika Serenity është vendi i duhur për të kryer IVF?
Ekip i përkushtuar profesionistësh me përvojë në Shqipëri, Turqi dhe Qipro
Shkallë e Lartë Suksesi, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe shpesh i tejkalon ato.
Teknologji moderne: laboratorë të pajisur për IVF, ICSI, kulturë embrionale, biopsi, teknika zgjidhjeje, inteligjencë artificiale etj.
Qasje e personalizuar: protokolle të adaptueshme sipas historisë suaj mjekësore dhe rezultateve hormonale.
Përfshin paketën: konsulta, testime, medikamente stimuluese, trajtim anestezist, kulturë embrionale, transferim embrioni, kriopreservim dhe mbështetje gjatë të gjithë procesit.
Proçesi i IVF: Hap pas Hapi
1. Konsulta fillestare & vlerësimi i fertilitetit
Në këtë hap të parë:
Kryhet vlerësimi mjekësor i çiftit (analizat hormonale, ekografi, analizë sperme).
Mjeku specialist përcakton nëse IVF është metoda e duhur.
Hartohet një protokoll individual stimulator, bazuar në moshën, rezervën ovariane dhe historinë mjekësore.
2. Stimulimi ovarian
Qëllimi është të prodhohen më shumë vezë sesa në një cikël natyral.
Pacientja merr injeksione hormonale për 8–12 ditë.
Monitorohet me ekografi transvaginale dhe analiza gjaku për të ndjekur zhvillimin e folikulave.
Përcaktohet momenti optimal për maturimin final të vezëve
Vizitat janë të shkurtra dhe zakonisht bëhen çdo 2–3 ditë.
3. Përmbledhja e vezëve (OPU – Oocyte Pick-Up)
Rreth 34–36 orë pas injeksionit për maturim:
Pacientja hyn në procedurë ambulatore nën sedacion të lehtë ose anestezi të përgjithshme.
Përmes një gjilpëre të hollë, nën kontroll ekografie, mjeku nxjerr vezët nga vezoret.
Procedura zgjat rreth 15–20 minuta dhe është pa dhimbje.
4. Marrja dhe përgatitja e spermës
Në të njëjtën ditë me OPU:
Partneri dorëzon mostrën e spermës në laborator.
Laboratori aplikon përzgjedhje të spermatozoidëve më të shëndetshëm për fekondim.
5. Fekondimi & kultivimi i embrioneve
Pas përgatitjes:
Vezët fekondohen në laborator dhe mbahen në inkubatorë të specializuar.
Zhvillimi embrional vëzhgohet çdo ditë për 3–5 ditë.
Në ditën 5, mund të arrihet faza blastocist, më e avancuar për transferim.
6. Vlerësimi i embrioneve & përzgjedhja
Embriologët tanë përzgjedhin embrionin më të shëndetshëm dhe të zhvilluar bazuar në:
Cilësinë vizuale (morfologji).
Zhvillimin në kohë reale.
Opsionale: Testim gjenetik PGT-A/PGS për të kontrolluar strukturën kromozomike, sidomos në rastet me disa IVF të dështuara apo aborte të njëpasnjëshme.
7. Transferimi i embrionit në mitër
Zakonisht ndodh në ditën 3 ose 5 pas OPU.
Embrioni përzgjedhur futet në mitër me një kateter shumë të hollë dhe pa dhimbje.
Nuk kërkon anestezi dhe zgjat rreth 10 minuta.
Nëse ka embrione shtesë, ato mund të ngrihen për përdorim të ardhshëm.
8. Mbështetja hormonale pas transferimit
Pacientja merr progesteron dhe estrogjen për të ndihmuar implantimin dhe përgatitjen e endometrit.
Këshillohet të shmangë aktivitet fizik të rëndë dhe stresin.
9. Testi i shtatzënisë
Rreth 10–12 ditë pas transferimit, kryhet testi i beta-hCG në gjak.
Nëse pozitiv, caktohet ekografia e parë (~javën 6 të shtatzënisë).
Pyetje të shpeshta
IVF është një trajtim i avancuar për infertilitetin ku veza e gruas fekondohet me spermën në laborator, dhe më pas embrioni i formuar transferohet në mitrën e saj për të krijuar shtatzëni.
IVF është zgjidhje ideale për:
- Çifte që nuk kanë ngjizur pas më shumë se 12 muajsh përpjekje.
- Gratë me bllokim të tubave fallopiane ose endometriozë.
- Meshkuj me numër të ulët apo cilësi të dobët të spermës.
- Raste me moshë të avancuar ose rezervë ovariane të ulët.
- Çifte që kërkojnë testim gjenetik para ngjizjes (PGT/PGS).
- Çifte të së njëjtës gjini ose beqare që kërkojnë shtatzëni me ndihmën e dhuruesve.
Një cikël i plotë zgjat zakonisht 4–6 javë:
- 10–12 ditë stimulim hormonal,
- Procedura për marrjen e vezëve,
- 3–6 ditë zhvillim embrional,
- Transferimi dhe testi i shtatzënisë pas 10 ditësh.
Jo. Shumica e fazave janë pa dhimbje:
- Marrja e vezëve (OPU) bëhet nën sedacion të lehtë ose anestezi.
- Transferimi i embrionit është procedurë e thjeshtë dhe pa dhimbje.
- Injektimet hormonale mund të shkaktojnë shqetësim të lehtë.
Shanset varen nga faktorë si mosha, cilësia e vezëve dhe embrioneve, dhe historia mjekësore. Në Serenity:
- Gratë nën 35 vjeç kanë 50–65% shans për shtatzëni për cikël.
- Embrionet e testuara gjenetikisht ofrojnë deri në 70–80% shanse për sukses.
- Transferimet me embrione të ngrira kanë shpesh të njëjtën ose më të lartë shkallë suksesi.
Në shumicën e rasteve transferohet 1 embrion i klasit të lartë për të shmangur shtatzëninë multiple. Në raste të veçanta mund të transferohen 2, sipas moshës dhe rekomandimit mjekësor.
IVF është një procedurë e sigurt, por mund të shoqërohet me:
- Fryrje dhe ngërçe gjatë stimulimit.
- Rrallë, sindroma e hiperstimulimit ovarian (OHSS).
- Rrezik minimal për komplikacione nga anestezia ose infeksione.
Embrionet e cilësisë së mirë që nuk transferohen mund të ngrihen për përdorim të ardhshëm (kriopreservim).
Po. Serenity ofron IVF me:
- Vezë dhuruese të testuara dhe të verifikuara.
- Spermë dhuruese me profil të sigurt mjekësor dhe gjenetik.
Kjo është një zgjidhje shumë e suksesshme për raste me rezervë të ulët ovariane apo infertilitet të theksuar mashkullor.
Paketat variojnë, por zakonisht përfshijnë:
- Konsulta dhe analizat bazë,
- Monitorim hormonal dhe ekografi,
- Marrje të vezëve, fekondim (ICSI/klasik),
- Zhvillim embrional, transferim,
- Ngrirje embrionesh (nëse ka të tepërta),
- Medikamentet dhe mbështetje hormonale post-transfer.
Po. Në shumë raste, edhe meshkujt me azoospermi mund të kenë fëmijë biologjikë përmes teknikës së avancuar Micro-TESE (Testicular Sperm Extraction), që lokalizon dhe nxjerr spermë direkt nga indi testikular.
Micro-TESE është një procedurë mikrokirurgjikale që:
- Bëhet nën anestezi.
- Përdor mikroskop për të identifikuar zonat më aktive të prodhimit të spermës në testikuj.
- Rrit mundësinë për të gjetur spermë edhe në rastet me azoospermi jo-obstruktive.
Në Serenity, procedura kryhet nga urologë me eksperiencë të specializuar në infertilitet mashkullor.
Po, rekomandohet një test gjenetik paraprak, i cili përfshin:
- Analizë e kariotipit (Karyotype) – për të zbuluar anomalitë kromozomike (si sindroma Klinefelter).
- Test për mikrodelecione në kromozomin Y (Y-chromosome microdeletions) – për të parë nëse prodhimi i spermës është i mundur.
- CFTR genotyping – në rastet me azoospermi obstruktive, për të përjashtuar fibrozën cistike si shkak.
Këto teste ndihmojnë në vendimmarrjen mjekësore për Micro-TESE dhe parashikojnë mundësinë e suksesit.
Nëse nuk gjendet spermë:
- Mjeku do të diskutojë mundësinë e përdorimit të spermës dhuruese.
- Të gjitha mostrat dhe analizat ruhen për përdorim të ardhshëm nëse gjendet ndonjë sasi spermatozoidesh të dobëta.
Zakonisht po. Partnerja përgatitet për stimulim ovarian dhe OPU në të njëjtën periudhë, në mënyrë që nëse gjendet spermë, ajo të përdoret menjëherë për fekondim (ICSI). Nëse spermë nuk gjendet, veza mund të ngrihet (vitrifikohet) për përdorim të mëvonshëm.
Varet nga arsyeja e azoospermise, por statistikat tregojnë:
- 50–60% shanse për gjetje të spermës në azoospermi jo-obstruktive.
- Shanse më të larta nëse nuk ka mikrodelecione totale të kromozomit Y dhe testikujt prodhojnë hormone në nivel normal.
Po. Spermatozoidet e gjetura gjatë Micro-TESE mund të:
- Përdoren menjëherë për fekondim (ICSI),
- Ngrinë për përdorim të mëvonshëm nëse IVF do të bëhet më vonë.