Obstetrikë – Gjinekologji

Obstetrikë – Gjinekologji
Shëndeti i gruas – në qendër të kujdesit tonë.
Në Serenity MedAssist, ofrojmë një qasje të integruar për shëndetin e grave – nga kontrollet rutinë, tek kujdesi gjatë shtatzënisë, e deri te trajtimi i çrregullimeve gjinekologjike dhe problemet e infertilitetit.
Shërbimet Gjinekologjike:
Vizita gjinekologjike
– Konsultë me gjinekolog specialist për çdo shqetësim që lidhet me ciklin menstrual, infeksione, dhimbje pelvike, apo fertilitetin.
Ekografi transvaginale & gjinekologjike
– Diagnostikim i vezoreve, mitrës dhe endometrit
– Përdoret për të zbuluar cista, mioma, polipe, endometriozë, etj.
– I domosdoshëm për ndjekjen e ciklit dhe rezervës ovariane
Pap-test dhe kolposkopi
– Kontroll parandalues për kancerin e qafës së mitrës
– Kolposkopia lejon vlerësim të thelluar nëse pap-testi del jonormal
Diagnostikim & trajtim të infeksioneve vaginale
– Bakteriale, mykotike, HPV, klamidia, etj.
– Testime laboratorike të avancuara + trajtim i personalizuar
Kontroll hormonal & vezor
– Analiza hormonale për çrregullime cikli, PCOS, menopauzë, infertilitet
– Ekografi + matje të rezervës ovariane me AMH
Menaxhim i menopauzës dhe terapi hormonale
– Vlerësim i shenjave të menopauzës dhe strategji për lehtësim të simptomave me qasje moderne
Kujdes obstetrik – Shtatzëni e sigurt dhe e monitoruar në çdo hap
Ndjekje e plotë e shtatzënisë (vizita obstetrike)
– Vizita mujore me gjinekologun obstetër
– Kontrolli i fetusit dhe shëndetit të nënës
– Këshillim për stilin e jetesës, suplementet dhe lindjen
Ekografi shtatzënie me aparaturë të avancuar
– Ekografi e hershme (6–9 javë)
– Ekografi morfologjike (javët 12, 20, 32)
– Doppler fetal për qarkullimin e gjakut dhe placenta
– Vlerësim i rritjes së bebit dhe pozicionit para lindjes
Testime prenatale & gjenetike
– Double test, Triple test
– NIPT – analiza gjenetike jo-invazive
– Amniocentezë në rastet e nevojshme
Këshillim për lindjen dhe përgatitje psikologjike
– Zgjedhja e mënyrës së lindjes
– Mbështetje për lindje natyrale ose me prerje cezariane në partneritet me spitalet në Tiranë
Kujdes për fertilitetin e gruas
– Vlerësim i ovulacionit
– Monitorim cikli me ekografi & analiza hormonale
– Rekomandim për IVF ose IUI nëse është e nevojshme
– Konsultë për ruajtjen e fertilitetit (ngrirje e vezëve)
Pyetje të shpeshta
Po. Serenity ofron ndjekje të plotë të shtatzënisë me ekografi, analiza specifike dhe konsultë me gjinekologë me përvojë. Mund të bëni edhe paketat trimestrale për ndjekje të rregullt dhe të sigurt të shtatzënisë suaj.
Po. Në Serenity bëjmë vlerësim të plotë për PCOS përmes analizave hormonale, ekografisë transvaginale dhe historikut klinik. Trajtimi përcaktohet sipas nevojave të pacientes – qoftë për rregullimin e ciklit menstrual, qetësimin e simptomave hormonale apo për përgatitje për shtatzëni.
Po. Endometrioza është një nga problematikat më të zakonshme që trajtojmë. Në Serenity bëjmë diagnostikim klinik dhe ekografik, analizat përkatëse dhe ndjekje me mjekë të specializuar në riprodhim. Në raste të avancuara, ndihmojmë në organizimin e ndërhyrjes kirurgjikale në klinika partnere në Turqi.
Serenity ofron analiza hormonale të specializuara dhe konsulta me mjekë endokrinologë e gjinekologë për të vlerësuar nëse bëhet fjalë për menopauzë të parakohshme dhe për të përcaktuar nëse është i nevojshëm trajtimi me terapi zëvendësuese hormonale (HRT).
Serenity organizon dhe ndihmon pacientet që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale me laparoskopi në qendrat më të avancuara në Turqi. Ne asistojmë në përgatitjen para ndërhyrjes, dokumentacionin, koordinimin me kirurgët dhe ndjekjen pas kthimit në Shqipëri.
Në shumicën e rasteve transferohet 1 embrion i klasit të lartë për të shmangur shtatzëninë multiple. Në raste të veçanta mund të transferohen 2, sipas moshës dhe rekomandimit mjekësor.
HSG (Histerosalpingografia) është një ekzaminim radiologjik për të parë nëse tubat fallop janë të hapura dhe për të vlerësuar formën e mitrës. Serenity ju ndihmon të organizoni këtë ekzaminim në klinikat partnere dhe të bëni interpretimin e rezultateve në konsultë me mjekun tonë.
Histeroskopia është një procedurë diagnostike ose kirurgjikale që lejon shikimin brenda mitrës. Ajo përdoret për të hetuar hemorragji të pazakonta, polipe, mioma apo infertilitet. Serenity organizon këtë procedurë në klinika partnere në Turqi dhe kujdeset për përgatitjen dhe ndjekjen tuaj.