Urologji

Urologji

Shëndeti i meshkujve, i sigurt dhe i avancuar

Në Serenity MedAssist, ofrojmë vizita të specializuara urologjike, diagnostikim të avancuar me ekografi urologjike dhe bashkëpunim me qendra partnere në Turqi për kirurgji të avancuar si ajo robotike.

Shërbimet tona urologjike përfshijnë:

Konsulta urologjike të detajuara

– Vlerësim i plotë për simptoma urinare dhe seksuale
– Analiza laboratorike dhe imazherike mbështetëse
– Ndjekje e pacientëve me probleme kronike si prostatiti apo infeksionet urinare

Ekografi urologjike të specializuara

– Ekografi e prostatës (transabdominale dhe transrektale)
– Ekografi e testikujve dhe scrotumit
– Ekografi renale për gurë në veshka apo formacione të dyshimta
– Ekografi e fshikëzës urinare për vlerësim të mbetjes postmikcionale

Trajtimi i çrregullimeve urinare te burrat dhe gratë

– Urinim i shpeshtë, ndjesi djegie, urinim natën
– Inkontinencë urinare (rrjedhje të pavullnetshme të urinës)
– Infeksione të përsëritura urinare (UTI)

Diagnostikimi dhe ndjekja e sëmundjeve të prostatës

– Hipertrofia beninje e prostatës (BPH)
– Prostatiti kronik dhe akut
– Dyshimet për tumor të prostatës (nivelet e PSA, biopsi në bashkëpunim me klinika partnere)

Probleme seksuale dhe infertilitet mashkullor

– Disfunksion erektil
– Azospermi, oligospermi, varikocel
– Bashkëpunim me laboratorë për analizë të spermës dhe teste hormonale/gjenetike
– Konsulta për procedura si Micro-TESE në rastet e azospermise

Pyetje të shpeshta

Kur keni probleme me urinimin, si dhimbje, ndjesi djegie, urinim të shpeshtë apo të vonuar, apo çrregullime seksuale dhe infertilitet. Vizita urologjike është gjithashtu e rëndësishme për burrat mbi 50 vjeç për kontroll të prostatës.

BPH është zgjerimi jo-kancerogjen i prostatës që shkakton bllokim të rrjedhës së urinës. Simptomat përfshijnë urinim të shpeshtë natën, ndjesi e paplotë e zbrazjes së fshikëzës dhe fillim i vështirë i urinimit. Trajtohet me medikamente ose kirurgji në rastet e avancuara.

Në disa raste po, sidomos kur ka inflamacion kronik ose infeksione që prekin cilësinë e spermës. Në raste të infertilitetit, kryhen analiza të ejakulimit dhe shpesh kërkohet vlerësim i gjëndrës së prostatës dhe vezikulave seminale.

Azospermia është mungesa e spermatozoidëve në ejakulat. Mund të jetë për shkak të bllokimeve ose mungesës së prodhimit. Trajtimi përfshin analiza hormonale, teste gjenetike (p.sh. për mikrodelecion në kromozomin Y), dhe në raste të caktuara procedurën kirurgjikale Micro-TESE për të nxjerrë spermatozoidë drejtpërdrejt nga testikujt.

Po, në Shqipëri ofrojmë diagnostikim me ekografi dhe konsulta për menaxhimin e gurëve. Në bashkëpunim me klinika në Turqi, organizojmë trajtime të avancuara si litotripsi me valë goditëse, kirurgji minimale invazive apo me lazer.

Fillon me analizë të gjakut për PSA, ekografi abdominale ose transrektale, dhe në raste të dyshimta, rekomandohet biopsi që realizohet në bashkëpunim me partnerët tanë.

Po, me kalimin e moshës ndodhin ndryshime hormonale dhe strukturore që ndikojnë në ereksion dhe urinim. Vizitat te urologu ndihmojnë në parandalimin dhe menaxhimin e këtyre problemeve.

Po, ofrojmë vlerësim urologjik dhe hormonal, si dhe planifikim të trajtimit me medikamente orale, injeksione ose pajisje ndihmëse, sipas nevojës.