Pneumologji

Pneumologji

Frymëmarrja është jetë – ne kujdesemi për çdo hap që merrni

Në Serenity MedAssist, ofrojmë vizita me mjek specialist pneumolog, testime të funksionit pulmonar, ekografi torakale dhe bashkëpunim për rastet që kërkojnë trajtim më të avancuar.

Shërbimet tona pneumologjike përfshijnë:

Konsulta të specializuara me pneumolog

– Vlerësim i kollës kronike, frymëmarrjes, fishkëllimave në gjoks
– Menaxhim i sëmundjeve si astma bronkiale, bronkit kronik, BPOC
– Monitorim për pacientë me fibrozë pulmonare, emfizemë, apne gjumi

Ekzaminime të funksionit të mushkërive

Spirometri për të matur kapacitetin e frymëmarrjes
– Test bronkodilatator për astmën dhe BPOC
– Saturim oksigjeni dhe pulsoksimetri

Ekografi torakale

– Ekografi e pleurës për efuzion pleural, noduse pulmonare periferike
– Ndihmon në diagnostikimin e pneumonisë, tuberkulozit, kancerit të mushkërive

Diagnostikim & ndjekje e sëmundjeve respiratore

Astma dhe alergjitë respiratore
Bronkopneumonia dhe infeksionet respiratore të shpeshta
Tuberkulozi pulmonar, në bashkëpunim me laboratorë të specializuar
Sëmundjet e mushkërive intersticiale dhe kanceret pulmonare

Pyetje të shpeshta

Nëse keni kollë që zgjat më shumë se 3 javë, vështirësi në frymëmarrje, fishkëllimë në gjoks, ose jeni ndier i lodhur pas një infeksioni respirator, është momenti për një vizitë te pneumologu.

Spirometria është një test i thjeshtë që mat se sa ajër mund të thithni dhe nxirrni nga mushkëritë. Përdoret për diagnostikimin e astmës, bronkitit kronik dhe BPOC.

BPOC (Sëmundja pulmonare obstruktive kronike) nuk shërohet, por me diagnozë të hershme dhe trajtim të përshtatshëm mund të ngadalësohet përkeqësimi dhe të përmirësohet cilësia e jetës.

Duhet të bëni një vizitë pneumologjike dhe një test spirometrik për të vlerësuar nëse ka dëmtim afatgjatë të funksionit të mushkërive. Shumë pacientë përfitojnë nga programet e rehabilitimit respirator post-COVID.

Jo direkt, por nëse ndodhet pranë pleurës ose ka efuzion pleural, ekografia mund të ndihmojë në identifikimin e anomalive. Diagnostika e avancuar kërkon CT dhe shpesh bronkoskopi ose biopsi.

Po. Apnea e gjumit është një gjendje që lidhet ngushtë me frymëmarrjen dhe trajtohet në bashkëpunim me pneumologun, sidomos në pacientët me BPOC apo obezitet.