Ortopedi

Ortopedi

Lëviz pa dhimbje. Rikthe funksionin. Rrit cilësinë e jetës

Në Serenity MedAssist, ofrojmë vizita me ortopedë të specializuar, ekografi muskuloskeletore, si dhe ndjekje pre e post-operative për rastet që kërkojnë trajtim kirurgjikal në bashkëpunim me qendra në Shqipëri ose jashtë vendit.

Shërbimet kryesore ortopedike në Serenity:

Vizita ortopedike për të rritur dhe fëmijë

– Dhimbje në shpinë, qafë, gjunjë, krahë dhe shpatulla
– Diagnostikim i hernieve diskale, artrozës, inflamacionit të kyçeve
– Vlerësim për deformime të shtyllës kurrizore dhe këmbëve te fëmijët

Ekografi e sistemit muskulo-skeletor

– Ekografi për tendinite, bursite, ruptura të muskujve ose ligamenteve
– Diagnostikim i efuzioneve të kyçeve, dëmtimeve meniskale dhe sinoviale
– Ekografi për ndjekje të post-traumave (fraktura, hematoma, inflamacion)

Trajtim konservativ & medikamentoz

– Terapia për dhimbje kronike me antinflamatorë, fizioterapi, mbajtëse ortopedike
– Këshillim për stërvitje të përshtatshme, dietë dhe menaxhim të peshës për të ndihmuar nyjet
– Terapia me injeksione intra-artikulare (acid hialuronik, PRP)

Ndjekje pre- dhe post-kirurgjikale

– Koordinim për ndërhyrje ortopedike në Shqipëri apo jashtë vendit
– Ndjekje pas ndërhyrjeve për proteza të gjurit/hipit, kirurgji të meniskut, artroskopi
– Trajnim për rehabilitim pas ndërhyrjes me fizioterapistët tanë bashkëpunëtorë

Trajtime të avancuara jashtë vendit – Turqi

Në partneritet me spitale të certifikuara:
Kirurgji robotike ortopedike për implantime me precizion të lartë
Artroskopi minimal invazive për menisk, ligament, shpatull
Proteza totale të gjurit dhe kofshës (hip joint replacement)
– Terapia me qeliza staminale (stem cell) dhe PRP të përqendruar