Reumatologji

Reumatologji

Kujdesemi që të jetoni në qetësi dhe pa asnjë dhimbje

Në Serenity MedAssist ofrojmë konsultë dhe ndjekje të specializuar në reumatologji, për diagnozën dhe menaxhimin e sëmundjeve autoimune dhe reumatizmale që prekin kyçet, kockat, muskujt dhe indet lidhore.

Trajtojmë gjendje si: artriti reumatoid, lupusi (SLE), spondiliti ankilozant, artriti psoriatik, fibromialgjia, dhe sëmundje të tjera inflamatore

Për çdo pacient ofrojmë:

– Konsultë me mjek reumatolog me përvojë
– Interpretim i analizave imunologjike & autoimmune
– Ndjekje individuale dhe plan trajtimi të personalizuar

Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, është e rëndësishme të kërkoni një vlerësim të specializuar nga një reumatolog:

– Dhimbje të vazhdueshme në kyçe (veçanërisht në mëngjes)
– Fryrje, ngurtësi ose skuqje në kyçe
– Lodhje e theksuar dhe e pashpjegueshme
– Rritje të shpeshta të temperaturës trupore pa shkak infektiv
– Dhimbje muskulore që nuk lidhen me aktivitet fizik
– Lëkurë e thatë, e skuqur ose me skuqje të pazakonta (si te lupus)
– Shtrëngim ose ngurtësi në duar gjatë mëngjesit
– Probleme me lëvizjen e qafës ose shpinës pa shkak mekanik