Angiologji

Angiologji
Kujdes për enët e gjakut, kujdes për jetën
Në Serenity MedAssist ofrojmë konsultë të specializuar në angiologji, e cila merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të enëve të gjakut – venave dhe arterieve – si dhe çrregullimeve të qarkullimit periferik.
Shërbimet tona përfshijnë:
– Konsultë me angiolog të specializuar
– Ekografi doppler për vlerësimin e qarkullimit në vena dhe arterie
– Diagnozë dhe ndjekje për: venat varikoze, insuficiencën venoze, tromboflebitin, trombozën e thellë venoze (DVT), qarkullim të dobët periferik, etj.
Nëse po përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, mund të jeni përballë një çrregullimi të qarkullimit të gjakut dhe është e këshillueshme të bëni një vizitë te angiologu:
Dhimbje, ndjesi rëndese ose lodhje në këmbë (veçanërisht pas qëndrimit në këmbë gjatë ditës)
– Zgjerim i dukshëm i venave (venat varikoze)
– Fryrje të këmbëve, sidomos në fund të ditës
– Ndjesi djegieje, shpimi apo mpirje në këmbë
– Lëkurë e errësuar ose me plagë që nuk shërohen lehtë (ulçera venoze)
– Histori familjare me trombozë ose probleme vaskulare
– Ndjesi të ftohta në duar ose këmbë, pa arsye të dukshme