Nutricion

Nutricion
Nuk është dietë – është mënyra jote e re e të jetuarit mirë
Në Serenity, e trajtojmë ushqimin si mjet shërimi dhe parandalimi. Ushqimi i përshtatur nuk ndihmon vetëm në humbje peshe, por stabilizon hormonet, ndikon në sistemin imunitar, përmirëson metabolizmin dhe balancën emocionale.
Ne ofrojmë programe të personalizuara ushqimi për individë me:
– Diabet tip 1 & 2
– PCOS (sindroma e vezoreve policistike)
– Hipotiroidizëm & Hashimoto
– Endometriozë
– Sëmundje autoimune (Lupus, Artrit Reumatoid, etj.)
– Dislipidemi (yndyrna të larta në gjak)
– Mbipeshë dhe obezitet
– Intoleranca ushqimore, probleme me tretjen
Nutricioni për raste specifike
Diabeti
– Rregullim i nivelit të glukozës në gjak
– Menaxhim i peshës dhe parandalimi i komplikacioneve
– Edukim për indeksin glikemik, përbërjen e vakteve dhe shpërndarjen e karbohidrateve
PCOS & Endometrioza
– Balancim i hormoneve përmes ushqimit
– Reduktim i inflamacionit dhe stabilizim i ciklit menstrual
– Ushqim me fokus te anti-inflamatorët dhe baraspesha insulinike
Hashimoto & Hipotiroidizmi
– Plan ushqimor pa gluten dhe me mbështetje për funksionin tiroid
– Stabilizim i metabolizmit dhe i energjisë ditore
– Reduktim i simptomave si lodhja, qarkullimi i dobët dhe pesha e tepërt
Sëmundjet Autoimune
– Dietë anti-inflamatore dhe rikuperuese për sistemin imunitar
– Mbështetje për zorrën (gut-healing), eliminim i ushqimeve problematike
– Ushqim funksional me bazë natyrale
Çfarë na dallon?
– Plan i personalizuar, jo i kopjuar
– Ndjekje 1:1 me mesazhe motivuese dhe kontroll javor
– Bashkëpunim me mjekë të tjerë për sëmundje kronike
– Fokus te shëndeti, jo vetëm te pesha