Mjekësia e Punës

Mjekësia e Punës

Kujdesi për punonjësit fillon me një kontroll të saktë

Mjekësia e punës është një shërbim shëndetësor i detyrueshëm për bizneset dhe institucionet që synojnë të mbrojnë shëndetin e punonjësve të tyre dhe të përmbushin detyrimet ligjore në Shqipëri.
Te Serenity MedAssist ofrojmë paketa të personalizuara kontrolli mjekësor për punonjësit, të shpejta, të sakta dhe me dokumentacion të rregullt sipas legjislacionit shqiptar dhe kërkesave të Inspektoratit të Punës.

Shërbimet që ofrojmë në mjekësinë e punës:

– Kontroll mjekësor periodik për punonjësit
– Teste laboratorike bazë dhe të zgjeruara sipas profilit të punës
– EKG, testim dëgjimi, shikimi, tensioni, spirometri, analiza të gjakut, ekografi etj.
– Vizita me mjek specialist në rast nevoje
– Dosje mjekësore për çdo punonjës
– Planifikim periodik i kontrolleve vjetore

Për kë është ky shërbim?

– Kompani private dhe shtetërore
– Biznese prodhuese, ndërtimore, transporti, call center, zyra
– Institucione publike, shkolla dhe qendra edukimi
– Organizatat që punësojnë +5 persona
– Sipërmarrës të vetëpunësuar