Proteza Ortopedike & Estetike Silikoni

Proteza Ortopedike & Estetike Silikoni
Rikthe vetëbesimin, pa kompromis me cilësinë
Protezat silikoni të personalizuara janë zgjidhje funksionale dhe estetike për rikonstruktimin e pjesëve të humbura të trupit, si rezultat i traumave, lindjeve me defekte, apo ndërhyrjeve kirurgjikale (p.sh. amputime për shkak të tumorit).
Në Serenity MedAssist, ofrojmë:
– Proteza për gishta të dorës apo këmbës
– Proteza për hundën
– Proteza për veshin
– Proteza orbitale/okulare për syrin
– Proteza për pjesë të këmbës, thembrës ose shputës
– Proteza estetike për pjesë të tjera të trupit me deformime të dukshme
Të gjitha realizohen me silikon të lartë cilësie, të personalizuara me ngjyrën, formën dhe detajet natyrale të lëkurës tuaj.
Pyetje të shpeshta
Jo. Procesi është jo-invaziv. Ne marrim një kallëp të butë të pjesës së trupit dhe më pas e personalizojmë në bazë të masës dhe ngjyrës.
Po. Ne punojmë me specialistë që e përputhin çdo detaj të lëkurës – damarë, rrudha, pore, ngjyrë, shkëlqim, gjithçka.
Procesi zgjat zakonisht 2-3 javë nga marrja e masës deri te dorëzimi i pajisjes finale.
Po. Protezat janë të papërshkueshme nga uji dhe rezistente në kushte normale përdorimi.