Prof. Dr. Edvin Prifti

Drejtues Teknik i Klinikës Serenity & Kardiokirurg
Prof. Dr. Edvin Prifti është kardiokirurg shqiptar i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij shkencore dhe klinike. Për vite ka udhëhequr Shërbimin e Kardiokirurgjisë në QSUT “Nënë Tereza” dhe prej vitit 2008 jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e kirurgjisë kardiotorakale, përfshirë teknika të reja si “peacock tail” për anomalinë e Ebstein-it dhe “Lambda graft”. Me mbi 125 artikuj të botuar dhe 350 prezantime në konferenca ndërkombëtare, si dhe çmime prestigjioze si Hans Borst dhe Memorial Graham, Prof. Prifti është renditur ndër 1000 shkencëtarët më të mirë shqiptarë dhe si 65‑i në botë në impakt shkencor në fushën e kirurgjisë kardiotorakale