Ekografi

Ekografi

Diagnostikim i saktë, pa dhimbje dhe në kohë reale

Ekografia (ultratingulli) është një metodë diagnostikuese jo-invazive që përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të krijuar imazhe të brendshme të trupit në kohë reale. Në klinikën mjekësore Serenity MedAssist, përdorim pajisje ekografie të teknologjisë së fundit për të garantuar rezultate të sakta dhe të menjëhershme në shërbim të shëndetit tuaj.

Llojet e ekografive që ofrojmë:

Ekografi Abdominale

Shërben për të ekzaminuar:
– Fshikëzën e urinës
– Mëlçinë
– Veshkat
– Pankreasin
– Shpretkën
– Prostatën (për meshkujt)

Ekografi Gjinekologjike & Transvaginale

Shërben për:
– Kontrollin e mitrës dhe vezoreve
– Diagnostikim të cistave, miomave dhe endometriozës
– Vlerësimin e ovulacionit dhe rezervës ovariane
– Monitorim gjatë trajtimeve të fertilitetit (IVF, IUI)

Ekografi Shtatzënie (Obstetrikale)

Fazat që mbulojmë:
– Ekografia e hershme e shtatzënisë (konfirmim dhe jetë e embrionit)
– Ekografia morfologjike (javët 12, 20, 32)
– Vlerësimi i qarkullimit të gjakut të fetusit (Doppler fetal)
– Monitorimi i rritjes dhe pozicionit të bebit në fund të shtatzënisë

Ekografi Mamare (Gjiri)

– Vlerësimi i gjendrave të gjirit
– Zbulimi i noduseve, kisteve apo ndryshimeve strukturore
– Ndihmon në diagnostikimin e hershëm të patologjive mamare

Ekografi Tiroide dhe Eko të Qafës

– Vlerësim i gjëndrës tiroide për zmadhim, noduse apo ciste
– Ekografi për gjëndrat limfatike të qafës
– Përcaktim i karakteristikave të lezionit për ndjekje ose biopsy

Ekografi e Zemrës

Kryhet për të zbuluar dhe ndjekur:
– Funksionimin e muskulit të zemrës (fraksioni i ejeksionit)
– Sëmundjet e valvulave (insuficiencë, stenozë)
– Lëngun rreth zemrës (efuzion perikardial)
– Anomalitë kongjenitale te fëmijët dhe të rriturit
– Shtypje të lartë gjaku me ndikim në zemër
– Pasoja kardiake nga sëmundje si COVID-19, diabeti apo sëmundje reumatike

Ekografi për të rritur dhe fëmijë

ESAOTE MyLab™ X8

Teknologjia më e fundit në ekografi, tani në Serenity MedAssist

Për diagnostikim të saktë kërkohet pajisja e duhur. Në Serenity MedAssist përdorim ESAOTE MyLab™ X8 (2024) – një nga platformat më të avancuara të ekografisë në botë, e dizajnuar për të ofruar imazhe me rezolucion të lartë, analizë të detajuar dhe shpejtësi të jashtëzakonshme në çdo ekzaminim.

Çfarë e bën MyLab™ X8 unik?

Rezolucion i jashtëzakonshëm i imazhit – Teknologjia e re eStreaming HD siguron qartësi maksimale të strukturave të brendshme – edhe në rastet më delikate si gjiri, tiroidja apo vezoret.
Shpejtësi dhe efikasitet – Sistemi operativ i përmirësuar lejon lëvizje të rrjedhshme ndërmjet modaliteteve diagnostike dhe optimizim automatik të imazhit në kohë reale.
Elastografi & Doppler i avancuar – Lejon analizë të saktë të elasticitetit të indeve dhe qarkullimit të gjakut në arterie, vena dhe organe të brendshme. Ideale për ekografi zemre, mëlçie, tiroidjeje dhe gjinekologjike.