Endokrinologji

Endokrinologji
Balanca hormonale është thelbësore për një shëndet të plotë.
Në Klinikën Mjekësore & Laborator Serenity MedAssist, kujdesi ynë përfshin kontroll të plotë hormonal, diagnostikim me pajisje moderne dhe trajtim të personalizuar për çrregullime të ndryshme hormonale dhe metabolike
Shërbimet Endokrinologjike që ofrojmë:
Vizitë me endokrinolog specialist
– Konsultë e plotë për çdo problem hormonal
– Shpjegim i analizave, simptomave dhe plan trajtimi
Çrregullime të gjëndrës tiroide
– Hipotiroidizëm (funksionim i ulët i tiroides)
– Hipertiroidizëm (aktivitet i tepërt)
– Tiroiditi Hashimoto
– Noduse tiroide dhe gojiter (zmadhim i tiroides)
– Kancer i tiroides – vlerësim dhe ndjekje
Ekografi e gjëndrës tiroide
– Kryhet me aparatin ESAOTE MyLab™ X8
– Vlerëson strukturën, noduset, madhësinë dhe rrjedhjen e gjakut në gjëndër
Diabeti & pre-diabeti
– Diagnostikim dhe trajtim i diabetit tip 1 dhe tip 2
– Kontroll i HbA1c, glukozës, insulinës dhe indeksi HOMA
– Këshillim për ushqyerje, aktivitet fizik dhe medikamente
– Ndjekje me nutricionist për rënie në peshë dhe menaxhim të glicemisë
Çrregullime të vezoreve (tek gratë)
– Sindroma e Ovareve Policistike (PCOS)
– Çrregullime të ciklit menstrual
– Infertilitet me bazë hormonale
– Rritje e testosteronit dhe probleme me flokët/aknet
Çrregullime hormonale tek meshkujt
– Rënie e testosteronit
– Infertilitet mashkullor me bazë hormonale
– Problematika me libido ose energjinë
– Analiza e hormoneve mashkullore (LH, FSH, SHBG, Prolaktinë)
Osteoporoza & çrregullime të kalciumit
– Matje e densitetit të kockave (DEXA – në bashkëpunim)
– Trajtim për ulje të densitetit kockor tek femrat në menopauzë dhe burrat mbi 50 vjeç
– Vlerësim i vitaminës D, kalciumit dhe PTH
Probleme me gjëndrat suprarenale dhe hipofizën
– Çrregullime të kortizolit (sindroma Cushing, Addison)
– Tumore të hipofizës – ndjekje me rezonancë magnetike
– Çrregullime të rritjes (te fëmijët ose rriturit)
Pyetje të shpeshta
Endokrinologu diagnostikon dhe trajton sëmundjet që lidhen me sistemin hormonal dhe gjëndrat endokrine, si tiroidja, pankreasi, vezoret, testikujt dhe hipofiza. Ai ndihmon në menaxhimin e problemeve si diabeti, çrregullimet e tiroides, infertiliteti hormonal dhe osteoporoza.
Kontrolli hormonal rekomandohet nëse keni simptoma si ndryshime të pashpjeguara në peshë, lodhje të vazhdueshme, probleme me ciklin menstrual, infertilitet, rënie flokësh, apo ndryshime të humorit. Gjithashtu, është e rëndësishme të bëni kontrolle periodike në moshë të mesme ose nëse keni familjarë me sëmundje hormonale.
Hipotiroidizmi është një gjendje ku tiroidja prodhon pak hormone, duke shkaktuar lodhje, shtim në peshë, ftohtësi dhe depresion. Trajtimi kryhet me terapi zëvendësuese hormonale që normalizon nivelet e hormonit tiroidal.
Ekografia e tiroides është një metodë pa dhimbje dhe e sigurt që ndihmon në diagnostikimin e noduseve, cistave, inflamacionit ose ndryshimeve të tjera në gjëndër. Kjo ndihmon mjekun të përcaktojë nevojën për teste të mëtejshme ose trajtim.
PCOS është një çrregullim hormonal tek gratë që shkakton cikle të çrregulluara, infertilitet, akne dhe rritje të peshës. Endokrinologu mund të ndihmojë me trajtim hormonal dhe këshillim për mënyrën e jetesës.
Endokrinologu diagnostikon tipin e diabetit dhe monitoron nivelin e sheqerit në gjak, duke përcaktuar terapi të personalizuar që përfshin medikamente, dietë dhe aktivitet fizik për të parandaluar komplikacionet.
Testet më të zakonshme përfshijnë TSH (për tiroiden), insulinën, glukozën, hormonin luteinizues (LH), folikul stimuluese (FSH), testosteronin, prolaktinën dhe hormone të tjera që vlerësojnë funksionin endokrin.
Po, ofrojmë vlerësim të densitetit kockor dhe terapi për osteoporozën, duke përfshirë rekomandime për ushqyerje, suplementim me kalcium dhe vitaminë D, si dhe trajtime të tjera të përshtatshme.
Po, shumë probleme hormonale mund të shkaktojnë infertilitet, siç janë sindroma e ovareve policistike, çrregullime të tiroides, ose probleme me prodhimin e hormoneve mashkullore. Kontrolli hormonal është thelbësor për diagnostikim dhe trajtim.
Thjesht na kontaktoni në numrin +355 68 209 1827 ose vizitoni faqen tonë www.serenitymedassist.com për të bërë rezervimin online.