Kardiologji & Kardiokirurgji

Kardiologji & Kardiokirurgji

Kujdes i specializuar për zemrën tuaj – nga diagnostikimi deri tek trajtimi kirurgjikal

Kardiologjia është dega e mjekësisë që merret me diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Në Serenity MedAssist, ofrojmë një qasje të plotë dhe të personalizuar për çdo pacient që vuan nga probleme kardiake – nga kontrollet rutinë deri te trajtimet kirurgjikale të avancuara.

Shërbimet tona kardiologjike përfshijnë:

Konsultë me kardiolog specialist

Vizitë e detajuar, matje e tensionit, dëgjim i tonit të zemrës, interpretim analizash dhe rekomandime për trajtim.

Ekokardiografi (ekografi e zemrës)

– Ekzaminim jo-invaziv për të vlerësuar funksionin e zemrës
– Shfaq në kohë reale mënyrën si punon zemra, valvulat dhe enët e gjakut
– Përdorim i aparatit të avancuar ESAOTE MyLab™ X8 – 2024

EKG – Elektrokardiogramë

Analizon ritmin e zemrës dhe ndihmon në diagnostikimin e aritmisë, infarktit, ishemisë dhe sëmundjeve të tjera.

Testi i stresit (Ergometria)

Test nën ngarkesë fizike për të vlerësuar si reagon zemra gjatë aktivitetit.

Monitorim Holter 24h (ritmi & tensioni)

– Mbikëqyrje e aktivitetit elektrik të zemrës për 24 orë
– Zbulohet aritmia ose ndryshimet e fshehura gjatë ditës/natës