Onkologji

Onkologji

Mbështetje, kujdes dhe zgjidhje në çdo hap të përballjes me kancerin

Konsultë onkologjike në Shqipëri

Në Serenity MedAssist ofrojmë vizita me mjeke onkologe të specializuar, që fokusohen në:

– Këshillim për pacientët që sapo janë diagnostikuar me sëmundje malinje
– Rishikim të analizave dhe imazherisë (biopsi, CT, MRI, ekografi, tumormarkues)
– Planifikim të trajtimeve: kimioterapi, terapi me rrezatim, imunoterapi
– Mbështetje psikologjike dhe paliative për pacientët dhe familjarët

Ekografi dhe vlerësim onkologjik

Përdorim të ekografisë së avancuar për:
– Ekografi të gjirit për formacione tumorale dhe kiste
– Ekografi abdominale për tumore në mëlçi, pankreas, zorrë
– Ekografi tiroideje për noduse me risk malign
– Ndjekje e efekteve të trajtimit onkologjik në organe të ndryshme

Mbështetje paliative në Shqipëri

Shërbimet tona përfshijnë kujdes paliativ dhe suportiv për pacientët në faza të avancuara të sëmundjes:
– Lehtësim i dhimbjes dhe simptomave të tjera të kancerit
– Mbështetje emocionale dhe sociale për pacientin dhe familjen
– Rregullim i terapisë për cilësi më të mirë jete
– Bashkëpunim me mjekët familjarë për ndjekje në shtëpi

Trajtim i avancuar onkologjik në Turqi

Nëpërmjet partnerëve tanë të besuar në Turqi, ofrojmë:

PET-CT
– Diagnostikim shumë i saktë i përhapjes së tumorit
– Përcaktim i stadit dhe monitorim i përgjigjes ndaj trajtimit

Pyetje të shpeshta

Nëse keni marrë diagnozë për një tumor apo formacion të dyshimtë, ose po kërkoni një opinion të dytë për një trajtim të propozuar, është thelbësore të konsultoheni me një onkolog sa më shpejt.

Ekografia nuk zëvendëson biopsinë, por është një mjet shumë i vlefshëm për të vlerësuar praninë e një formacioni të dyshimtë. Përdoret për gji, tiroide, abdomen, qafë dhe gjëndra limfatike.

Po, në bashkëpunim me qendra publike dhe private, ndihmojmë pacientët në planifikimin e kimioterapisë ose trajtimit të përshtatur. Konsulta fillestare bëhet në Serenity dhe pacienti më pas udhëhiqet në hapat e nevojshëm.

PET-CT është një ekzaminim shumë i avancuar që detekton përhapjen e qelizave tumorale në trup. Është esencial për të përcaktuar stadin e kancerit dhe për të ndjekur suksesin e trajtimit.

Kirurgjia robotike ofron precizion të jashtëzakonshëm, më pak gjakderdhje dhe një periudhë më të shpejtë rikuperimi. Është veçanërisht e efektshme në tumoret e prostatës, mitrës, zorrës së trashë dhe të pankreasit.

Po, nëpërmjet bashkëpunimit me klinika të certifikuara në Turqi, pacientët mund të ndjekin imunoterapi dhe terapi targetuese sipas profilit të mutacioneve të tumorit të tyre.

Po, Serenity ofron kujdes paliativ me fokus në lehtësimin e simptomave, menaxhimin e dhimbjes dhe mbështetjen psikologjike për pacientët dhe familjen.