Rreth Nesh

Klinikë Mjekësore & Laborator SERENITY – Pasaporta juaj për shërim

Nga analiza laboratorike tek rekomandimi i një trajtimi jashtë vendit, gjithçka që bëjmë synon standardin më të lartë

Serenity MedAssist lindi nga një nevojë reale: t’u ofrojë pacientëve shqiptarë akses të drejtë, të shpejtë dhe të sigurt drejt shërbimeve më cilësore të kujdesit shëndetësor – brenda dhe jashtë vendit.

E themeluar nga profesionistë me përvojë në menaxhimin shëndetësor dhe komunikimin me pacientin, Serenity nisi si një urë lidhëse midis pacientëve në Shqipëri dhe spitaleve të specializuara në Turqi. Por shumë shpejt, vizioni ynë u zgjerua: të ndërtojmë një qendër të integruar që ofron zgjidhje të besueshme për analiza laboratorike, diagnostikë të saktë, konsulta mjekësore të nivelit të lartë, trajtim të infertilitetit, kirurgji dhe proteza ortopedike e estetike.

Çdo pacient që na beson rrugëtimin e tij është një histori më vete – dhe një përgjegjësi për ne. Me mijëra pacientë të ndihmuar dhe qindra bashkëpunime të suksesshme me spitale dhe klinika, Serenity është sot një emër i njohur për kujdesin e personalizuar, besimin profesional dhe zgjidhjet afatgjata.

Ne besojmë se shëndeti nuk duhet të ketë kufij – dhe për këtë arsye, Serenity MedAssist është dhe do të mbetet një partner i sigurt për të gjithë ata që kërkojnë më shumë nga kujdesi shëndetësor.

Misioni ynë

Të ofrojmë kujdes shëndetësor të saktë, të personalizuar dhe të sigurt për çdo pacient – duke ndërthurur shërbimet laboratorike të avancuara, konsultat me mjekë të specializuar dhe mundësinë për trajtim në Shqipëri dhe në qendra të njohura ndërkombëtare. Ne jemi të përkushtuar të jemi një pikë e besueshme reference për çdo individ që kërkon më shumë nga kujdesi shëndetësor.

Vizioni ynë

Të bëhemi qendra më e besuar dhe më gjithëpërfshirëse e kujdesit shëndetësor në Shqipëri dhe rajon, ku pacientët gjejnë jo vetëm analiza e trajtim, por udhëheqje, siguri dhe zgjidhje reale për çdo sfidë shëndetësore. Serenity, në çdo hap të udhëtimit drejt shërimit.

Vlerat tona

Besim & Integritet – Çdo veprim i yni ndërtohet mbi besimin që pacientët na japin dhe përkushtimin për të vepruar me ndershmëri.

Saktësi & Cilësi – Nga analiza laboratorike tek rekomandimi i një trajtimi jashtë vendit, gjithçka që bëjmë synon standardin më të lartë.

Kujdes i Personalizuar – Çdo pacient është unik. Ne dëgjojmë, kuptojmë dhe ofrojmë zgjidhjen më të përshtatshme për nevojat e tij.

Bashkëpunim ndërkombëtar – Partneritetet tona me klinika dhe spitale në Turqi dhe rajon na mundësojnë të ofrojmë mundësi që nuk gjenden lehtësisht në tregun lokal.

Zgjidhje pa kufij – Ne e shohim shëndetin si një të drejtë themelore, dhe angazhohemi për ta bërë atë të aksesueshëm, të drejtë dhe të sigurt.

0% Klientë të kënaqur
0+ Çifte të trajtuara në Procesin IVF
0+ Pacientë
0+ Partnerë Kombëtarë dhe Ndërkombëtarë

Partnerët tanë

Memorial
Florence
Biruni
Genetixs
Erasmus

Vendndodhja

Si të na gjeni